Lajme

Abdixhiku: VV-ja edhe mbretëri me na dhënë, s’bëjmë koalicion me ta

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka përsëritur qëndrimin e tij se nuk do të bëjnë koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje me asnjë kusht.

Abdixhiku tha se zotimet e dhëna gjatë fushatës, janë zotime të vlefshme edhe pas fushatës, ku tha se s’ka asnjë arsye që fjalët e dhëna t’i ndërroj tash.

Ato zotime që i kemi dhënë gjatë fushatës, janë zotime të vlefshme edhe pas fushatës dhe nuk ka asnjë arsye që fjalët e dhëna gjatë fushatës tani unë t’i ndërroj. A bën një herë në Kosovë që të respektohet fushata”.

Kemi thënë para fushatës që s’do të bëjmë me Lëvizjen Vetëvendosje. Po e konfirmoj se nuk do të bëjmë me Lëvizjen Vetëvendosje, mbretëri me na dhënë, me thënë mbretëri e trashëguar prej sotit nuk e marrim me ta. Nuk flasim me ta, nuk diskutojmë me ta, s’diskutojmë me ta, s’kemi pasur diskutime me ta, nuk do të kemi takime me ta”, tha Abdixhiku në Rubikon në Klan Kosova.