Lajme

Abdixhiku për sulmin ndaj Hotit: Po tremben nga era shtet

Për sulmin e sotëm me vezë ndaj Avdullah Hotit ka reaguar edhe ministri i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku.

Përveç tjerash ministri i LDK’së ka thënë se dikush po trembet nga ‘era shtet’, terminologji që Ramush Haradinaj e kishte përdorur kur e kishte vendosur taksën, raporton Gazeta Express.

Reagimi i plotë:

Shteti, era shtet si akt e si koncept i tremb. Pa pushtet e me gjithë reformat që pritet të vijnë rend bëhen edhe më agresiv.

Sulmi ndaj Zv.Kryeministrit Hoti është i trishtë – si mjet, si formë, si arsye. Argumentet s’mund të zëvendësohen me sharje e dhunë – me terma “tradhëtarë e shpihunë”! Është viti 2020.

Përpjekjet agresive për të ndaluar kthimin e Republikës në rrugë të mbarë e për të na izoluar e dërguar të gjithëve në theqafje – duhen të dënohen nga secili me minimalisht dinjitet.