Lajme

Abdixhiku kërkon anulimin e tenderit për autostradën e Gjilanit deri në miratimin e buxhetit

Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, në një konferencë për medie ka thënë se ka kërkuar nga organet gjegjëse të ministrisë që të shikojë procedurat për anulimin e tenderit për ndërtimin e autostradës për Gjilan.

Ai ka thënë se ky projekt do të mund të realizohet vetëm pas miratimit të buxhetit dhe pasi që të shohin se sa është buxheti për Infrastrukturë, raporton Koha Ditore.

Vlera e paraparë e këtij tenderi ka qenë 110 milionë euro.