Të fundit

Sinani dhe Arifi të pranishëm në Manifestimin Tradicional Kulturor e Sportiv “Flakadani i Karadakut 2022”

Kryetarja e komunës së Preshevës Ardita Sinani dhe kryetari i Bujanocit Nagip Arifi sot ishin pejsmarrës në ndezejen e flakadanit në nderim të Nijazi Azemit – Komandant Mjekrrës, me rastin e hapjes së Manifestimit Tradicional Kulturor e Sportiv “Flakadani i Karadakut 2022”, përcjell Ministria e Lajmeve

Postimi i plotë i Ardita Sinanit:

NIJAZI AZEMI – KOMANDANT MJEKRRA

E nderuar që sot në emër të qytetarëve të Komunës së Preshevës ndeza flakadanin në nderim të Nijazi Azemit – Komandant Mjekrrës, me rastin e hapjes së Manifestimit Tradicional Kulturor e Sportiv “Flakadani i Karadakut 2022”, kushtuar jetës dhe veprës së tij, nën patronatin e Drejtorisë për Kulturë, Rini e Sport të Komunës së Vitisë.
Komandant Mjekrra ra heroikisht në Komunën e Preshevës, por ai ishte i kombit. Jetoi dhe luftoi për kombin shqiptar. Për çlirimin e tij. Për lirinë e tij.

Por, Komandant Mjekrra nuk ishte vetëm i kombit. Ai luftoi fashizmin. Fashizmin e Sllobodan Millosheviqit. Kjo e bën Komandant Mjekrrën edhe universalist. E bën dëshmor antifashist. E bën luftëtar për lirinë e njerëzimit. E bën udhërrëfyes të rreshtimit me anën e duhur të historisë. Siç ishte historikisht familja e tij. Babai, Baci Ramush, nip i Fazli Tërpezës.

Lufta për fitoren e së mirës ndaj së keqes është rruga që na trasoi Nijazi Azemi – Komandant Mjekrra. Ajo nuk ndalet. Prandaj Flakadani jonë i Karadakut nuk shuhet.

Përkulje për sakrificën sublime të Komandant Mjekrrës.

Nijazi Azemit që është, sot e mot, emër i së mirës. Mendje e bashkimit. Zemër e lirisë. Dorë e çlirimtarit. Fytyrë e njerëzores.

Lavdi!