Të fundit

A do të rrezikohet shpëberja e Kuvendit Komunal në Preshevë me largimin e Fejzullahut?

Gjatë ditës së sotme asambleisti i Kuvendit Komunal, nga radhët e PDSH-së Hamdi Fejzullahu, përmes një njoftimi u deklarua si i pavarur gjë që nënkupton tani e tutje aktivitetin e tij politik do ta vazhdojë i vetëm.

Kujtojmë se z.Fejzullahu ishte këshilltarë i shumicës në Kuvendin Komunal të Preshevës, të pëbërë nga PDSH, PVD,LR e UDSH gjithsej s’bashku kishin 22 këshilltarë

Nga tani e tutje me largimin e këshilltarit në fjalë shumica e re në Kuvendin e Komunal të Preshevës ka mbetur me 21 këshilltarë. Me situatën politike të krijuar nga ish-këshilltari i PDSH-së, Pushteti Lokal në Preshevë nga sot shpërfaqë jo stabilitet politik, po ashtu rrezikohet drejt shkuarjes drejt një bllokade politike. Si do që të jetë redaksia e Ministria e Lajmeve do t’ju njoftojë me zhvillimet e e reja politike në vend.