Opinione

A do të jetë muaji shkurt “më i gjatë” për qytetarët e komunës së Preshevës?

Jemi pothuasje në mes të muajit më të shkurtër sa i përket ditëve që kanë njëmbëdhjetë muajt e tjerë të vitit.Por, si duket muaji shkurt i këtij viti do të jetë “më i gjatë” për qyetarët e komunës së Preshevës.

Situata sociale, ekonomike dhe politke aktualisht është në periudhën më të vështirë  dhe tek qytetarët është rritur edhe më shumë doza e pesimizmit .

Zhvillimet e fundit politike në vend, kane ndikur shumë tek popullata e Preshevës të cilët janë aq të dëshpruar sa që pot të vështrosh me vëmendje njerëzit e kupton se atyre u ka humbur shpresa që kishin para një kohe se në këtë vend “Do të bëhet një ditë më mirë”.

Rinia cdo ditë e më shumë po ik nga ky vend , sepse atyre i’u është zhveshur dëshira pët të jetuar në këto rrethana , pa prespektivë dhe pa të ardhme .

Andaj , spektri politik në radhë të parë të intervenoj që të zgjidhin sa më parë problemet politike që kanë “bllokuar” vendin tonë,  dhe pastaj të  prosperoj me ngecjet e proceseve që i kanë lënë pothuajse vetëm në “skica” propaganduese , dhe të vazhdoj të punoj për të mirën e qytetarëve në menyrë të përgjithshme .Një gjë duhen ta kenë të qartë politikanët tanë se :  “Nuk është Komuna e Preshvës e subjekteve politike , por është e gjithë qytetarëve”.

Prandaj, nuk duhet të luajnë me fatin tonë për interesat apo pazaret e tyre invididuale ose klanore , sepse populli i’u ka besur që të jeni aty për të punuar për interesa të përgjtshme.Shpresoj , që spektri politik të reflektoj dhe në mënyrë të konsulidur të gjejë një zgjidhje , të kthehet ky vend në normalitet dhe në një shpresë për qytetarët tanë të komunës së Preshevës.

Opinion