LajmeTë fundit

Vuçiqi i “brengosur me konfliktet ndërmjet liderëve të Kosovës”

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se “është i brengosur për shkak të konflikteve ndërmjet liderëve të Kosovës”, sepse, siç ka thënë, kur njëri nga ata liderë shkon në shtete të jashtme, tjetri në Kosovës mund të provokojë e të nxisë ndonjë gjë, transmeton Koha.net, raporton Ministria Lajmeve.

I pyetur se cili është qëndrimi i Serbisë për takimin në Paris që mbahet më 1 korrik, pasi që Kosova, siç përcjell agjencia serbe e lajmeve tanjug, s’e ka ndërmend ta heqë taksën ndaj mallrave të Serbisë, Vuçiqi ka thënë se “tash nuk është me rëndësi çfarë do të ndodhë në takim, porse a do të mbahet dhe nëse po, si dhe në ç’mënyrë”.

“Kush e di a do të ketë takim në Paris, në ç’formë e në ç’mënyrë do të mbahet dhe çfarë do të ndo0dhë deri më atëherë”, ka thënë Vuçiqi duke shtuar se është i brengosur me zënkat e politikanëve shqiptarë në Kosovë.

“ Haradinaj ka paralajmëruar se do të shkojë në Berlin, e të tjerët gjatë asaj kohe mund të nxisin ndonjë gjë në Kosovë”, ka thënë ai,

Sipas tij , autoritetet në Prishtinë shfrytëzojnë çdo rast për kërcënime e provokime.

” Presidenti i Kosovës ka shkuar dhe një hap më tej duke thënë se “nëse Bashkimi Evropian vazhdon me izolim të Kosovës, do të shqyrtohet mundësia e veprimit institucional ose e referendumit për bashkim me Shqipërin”, ka përfunduar