Kryesore

Shtyhet afati për aplikimin e evidentimit të objeketeve pa leje

Afati për paraqitjen e objekteve pa leje, sipas ligjit “Svoj na svome”, është shtyrë deri më 24 tetor, por vetëm për ata që nuk kanë arritur të aplikojnë brenda afatit për arsye të justifikuara.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Ndërtimit, Transportit dhe Infrastrukturës, duke theksuar se interesimi i qytetarëve ka qenë i madh dhe se deri tani janë regjistruar rreth një milion aplikime.

Sipas ligjit, qytetarët që për arsye të justifikuara nuk kanë mundur të kryejnë aplikimin në afatin e rregullt, do të kenë mundësi ta bëjnë këtë deri më 24 tetor të këtij viti. Si arsye të pranueshme përmenden problemet shëndetësore, udhëtimet ose rrethana të ngjashme.

Gjithashtu, është bërë e ditur se afati për paraqitjen e ankesave zgjat deri më 5 mars, ndërsa edhe ata që vonohen pak do të kenë mundësi të aplikojnë deri në këtë datë./ministralajmeve