Përmbyllet me sukses edicioni jubilar i Festivalit të Komedisë Shqiptare në Preshevë
Pas pesë netëve të mbushura me art, humor dhe interpretim skenik, sonte u përmbyll me sukses edicioni jubilar, 20-vjetori i Festivalit të Komedisë Shqiptare “Ditët e Komedisë Shqiptare” në Preshevë.
Organizatorët shprehën falënderime të veçanta për të gjitha teatrot pjesëmarrëse, aktorët, regjisorët dhe të gjithë ata që kontribuuan në realizimin e këtij edicioni. Mirënjohje e posaçme iu drejtua publikut të Preshevës, i cili çdo mbrëmje e mbushi sallën plot, duke dëshmuar dashurinë dhe përkrahjen e vazhdueshme për teatrin dhe artin skenik. Po ashtu, u falënderua stafi i Shtëpisë së Kulturës – Teatrit të Qytetit të Preshevës për përkushtimin dhe organizimin profesional.
Në mbrëmjen përmbyllëse u ndanë edhe çmimet e festivalit për këtë edicion jubilar, me këta fitues:
Aktorja jo-protagoniste e festivalit: Kujtime Ahmeti “Njeriu që e pa vdekjen me sy” Teatri i Gostivarit
Aktori jo-protagonist i festivalit: Muhamed Tërtini “Bounces” Produksioni “SAQ”
Aktorja më e mirë e festivalit: Qëndresa Jashari – “Gënjeshtra” Teatri i Gjilanit
Aktori më i mirë i festivalit: Artan Ibishi – “Vetmi në Perëndim” Teatri i Preshevës
Regjia më e mirë: Sulejman Rushiti – “Dramë për të qesh” Teatri i Tetovës
Shfaqja më e mirë e festivalit: “Gënjeshtra” – Teatri i Gjilanit
Çmimi special: Teatri i Gostivarit
Festivali u mbyll me mesazhin se “Ditët e Komedisë Shqiptare” mbeten një ngjarje e rëndësishme kulturore për Preshevën dhe mbarë hapësirën shqiptare, duke premtuar vazhdimësi dhe edicione të reja edhe më të pasura artistikisht.
(Shtëpia e Kulturës “Abdulla Krashnica” & Teatri i Qytetit të Preshevës)
A1info
