“I PABESI” Film i Produksionit Coloseeum Production drejt Finalizimit
Pas realizimit të filmit të parë
“HESHTJA VRET” Realizohet edhe filmi i dytë “I PABESI” i financuar gjithashtu nga Qeveria e Kosovës-Kurti dhe Këshilli Kombëtar Shqiptar, projekt ky që po realizohet me profesionalizëm të lartë artistik i udhehequr nga
Prudecenti: Gani Veseli ashtu sic ka premtuar për realizmin e 5 filmave , ka kaluar nivelet e pritshmerisë me pjesmarjet e aktorëve të cilet jan angazhu nga Lugina e Presheves , Maqedonia dhe Kosova .
Producenti :Gani Veseli ka deklaruar se do te jene tregime popullore të bazuar në ngjarje të vërteta të cilët shqiptaret kan përjetu në të kaluarën e largët tortura ,vrasje,spijunime e shumëçka duke u nisur nga pjesa e traditave që kan pas 80 vite më herët qê në film do të jenë të ekspozuara :veshjet tradicionale kombëtare ,rekuizita që kan përdor dhe skenografi që është mendu në çdo detaj nga
Regjisori Musa Isufi me përkushtim të jashtëzakonshëm po kryen realizimin e filmave dhe kjo me bën të lumtur mua si producent ta kam bashkëpunëtorin më të ngusht artistin me 25 vite karier siç êshtë Musa Isufi i dëshmuar me shumë çmime ndërkombetare e kombëtare prandaj jam i bindur se Lugina e Preshevës nga ky projekt rinia dhe fëmijët tanë do të ken një arhivë të filmave që ta mesojn historin e paraardhësve apo stergjyshërve tanë se si kan jetuar ne te kaluarën.
Aktorët e këtyre tregimeve gjithashtu janë ata që çdo tregim dhe ngjarje sjellin në mënyrë mjaft profesionale kohën e kaluar dhe traditat shqiptare.
Produksioni ka menduar detajisht për realizimin e këtij projekti që nga përzgjedhja e shtëpive të vjetra, dialogu që zhvillohet në këto tregime e deri tek kostumografia në mënyrë që pasqyrimi i kohës së kaluar të jetë sa më reale.
Padyshim se për të gjitha këto u jam falënderues pa fund: Shkëlqim Islamit, Driton Ramadanit, Xhulian Shabanit,Sefedin Shabanit,Blerta Osmani dhe Baba Bend.
Ndërkaq publikut i themi se së shpejti vjen premiera e Filimit ne kino – Preshevë nga Colosseum Production