Zbulime tjera të agjenturës sekrete shqiptare për Ibrahim Rugovën: I guximshëm dhe patriot
Agjentët e atëhershëm të Sigurimit të Shtetit Shqiptar synonin të mësonin më shumë për orientimet politike, qasjen shkencore dhe krijimtarinë e tyre e intelektualëve shqiptarë nga Kosova. Në mesin e personaliteteve që për vite kishim mbledhur informacione, ishte edhe Ibrahim Rugova.
Historiani shqiptar, Kastriot Dervishi, ka shpërndarë në Facebook, fashikullin për Rugovën në vitet 1968-1988, ku shihet se si është dokumentuar lëvizja e tij në kohën e komunizmit shqiptar, shkruan Gazeta10.
“Sipas rregullores nr.2268, datë 19.11.1968 të Drejtorisë së Tretë, fashikulli personal çelej për të arratisurit, emigrantët ekonomikë pro dhe kundër regjimit, për qytetarët e huaj pro ose kundër regjimit që vizitonin Shqipërinë. Në grupin e këtyre të fundit, u çel edhe fashikulli për Ibrahim Rugovën.”, thuhet në Facebook.
Sipas fashikullit, informata të dokumentuara për Rugovën gjatë vizitave të tj në Shqipëri datojnë nga fundi i shtatorit të vitit 1968, ku është përshkruar si një person me arsim të mesme dhe me qëndrim të mirë.
Informacioni i parë biografik për të është i datës 27.9.1968 dhënë nga biseda e datës 8.9.1968 me emigrantin nga Kosova Idriz Sadri Zeqiraj. Më 24.2.1969 plotësohet kartela “Model 2”. Si arsye e regjistrimit shkruhet: “Mban qëndrim të mirë, flet për gjuhën shqipe”. Thuhej se ishte me arsim të mesëm.”, thuhet në raport.
Në fashikullin e publikuar, në vizitën e 27 marsit të vitit 1980 në Berat, Rugovës i janë drejtuar me “Kosovari Ibrahim Rugova”, ndërsa vizita afër një viti më vonë, sipas raportit, Rugova kishte thënë se është bindur se në Shqipëri nuk ka liri krijuese.
Më 10.3.1981 përcillej nga punëtori operativ Idajet Gurra informacioni se pasi ishte kthyer në Prishtinë, I.Rugova ishte shprehur keq duke thënë: “Tani u binda përfundimisht se në Shqipëri nuk ka liri krijuese. Shkrimtarët janë shndërruar në burokratë. Krijuesve u jepen klishetë ku ata punojnë”, thuhet në fashikull.
Dosja e Ibrahim Rugovës ofron të dhëna interesante dhe mbi të gjitha shpalos dimensionin e interesimit të shtetit shqiptar për profilin e intelektualëve shqiptarë nga Kosova.