Të fundit

Prindërit të shqetësuar për fëmijët e tyre, thonë se në ambientin e entit parashkollorë në Leran janë shfaqur gjarpërinj!

Redaksinë e Ministria e Lajmeve e ka kontaktuar prindi i shqetësuar i cili kërkon nga organet kompetente të marrin sepse sipas prindërve të shkollës në Leran, janë duke u shfaqur së fundmi gjarpërinj në ambientet e shkollës!

Apeli i prindit :

Përshëndetje, në hapësirat e entit parashkollorë 8 Marsi në Leran, hapësir e cila gjindet në objektin e Shkollës fillore 9 Maji, në mbrendësi të vet objektit është hera e dytë (2) që mbrenda pak kohe punëtorët hasin në zvarranik-gjarpërinj, hera e parë 1 dhe sot 2 gjarpërinj!

Un si prind i nxënësit i cili vijon mësimin në këtë paralele nuk jam i njoftuar me kohë për këtë dukuri dhe si pasojë e kësaj dukurie fëmija im nga sot nuk do vijoj mësimin në këtë paralele pasi aty nuk ka siguri!

Ftoj personat përgjegjës Komunal të marin masat e duhura në zgjidhjen e kësaj dukurie duke mundësuar që fëmijët të vijojnë mësimin në hapësira tjera në kuadër të kësaj shkolle! Fotoja është ilustrim ndërsa lajmi i vërtetë!
Prindi brengosur, sot fëmija im nesër fëmija yt mundë të luaj me gjarpërinj!