Të fundit

Shqiprim Arifi viziton zjarrëfikësit në Ditën e tyre

Kryetari i Preshevës Shqiprim Arifi s’bashku me zv.kryetarin Almin Shaqiri gjatë ditës së sotme ka vizituar zjarrëfikësit për ditën e tyre që shënon 4 majin.

Postimi i plotë i Arifit:

?DITA E ZJARRFIKËSVE

Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Zjarrfikësve, vizituam stacionin e zjarrfikësve në Preshevë? dhe u zotuam për bashkëpunim të ndërsjellë.

Puna dhe aktiviteti i tyre, kërkon shumë përkushtim, angazhim dhe sakrificë.

Janë të gatshëm për të rrezikuar veten në krye të detyrës çdo ditë, duke ofruar mbrojtje e shpëtim për jetën dhe pronën e të tjerëve.

Urime dita e juaj dhe faleminderit shumë për kontributin gjatë gjithë kohës! ??‍?