Kryesore

Ish-kandidati për kryetar të Bujanocit, kandidat për zv.Prokuror i Njësisë Prokuroriale së Vranjës në Bujanoc

Driton Rexhepi ish-kandidat për kryetar të Komunës së Bujanocit nga rradhët e Partisë për Veprim Demokratik njëherit asambleist (këshilltar) i Kuvendit Komunal të Bujanocit, tani është kandidat potencial për zëvendës prokuror të Njësisë Prokuroriale të Vranjës në Bujanoc, transmeton Ministria e Lajmeve.

Edhe pse një gjë e tillë është kundër ligjore (për shkak përkatësisë politike dhe nuk garanton pavarsinë profesionale ) Rexhepi sipas burimeve jo-zyrtare ka tashmë edhe përkrahjen e deputetit Kamberi për pozitën në fjalë dhe njëherit gjithçka do të kuptohen gjatë ditëve në vijim kur edhe do të prezentohet zv.prokurori i ri në Bujanoc, deri sa z.Rexhepi tashmë ka mbyllur të gjitha rrjetet sociale, ku edhe shihet se ai ka qenë i angazhuar politikisht për një kohē të gjatë.