Të fundit

Sinani sot me rastin e fillimit të vitit shkollor vizitoi Shkollën Fillore “9 Maji” në Leran

Kryetarja komunës Preshevës Ardita Sinani, sot me rastin e fillimit të vitit shkollor vizitoi Shkollën Fillore “9 Maji” në Leran, përcjell Ministria e Lajmeve.

Znj. Sinani së bashki me drejtorin e shkollës z.Enis Sejdiun uruan mësimdhënësit dhe nxënësit, për një vit edhe më cilësor të mësimdhënies dhe mësimnxënies.

Postimi i plotë :

Sot, me rastin e fillimit të vitit shkollor 2021/2022, vizitova Shkollën Fillore “9 Maji” ? në Leran.

Së bashku me drejtorin e shkollës, z.Enis Sejdiu, uruam mësimdhënësit dhe nxënësit ?, për një vit edhe më cilësor të mësimdhënies dhe mësim-marrjes, gjithnjë në mbrojtje nga COVID-19, nëpërmjet vaksinimit ?

Shkolla është jo vetëm arsimim dhe edukim. Është edhe socializim ?‍?‍?‍?. Aty ndahen, mësohen dhe përbrendësohen edhe përvojat shoqërore e edukimi vleror. Aty formohemi edhe individualisht për të mirën e përgjithshme ?

Si qeverisje lokale, në përputhje me kompetencat dhe buxhetin tonë, do të vazhdojmë të kontribuojmë për edukimin dhe arsimin vendor. Në njërën anë nëpërmjet ngritjes së standardeve infrastrukturore, për më shumë biblioteka, kënde leximi ?, pajisje teknologjike ?‍?, laboratorë ?‍?, hapësira rekreative e salla të edukatës fizike ?; e në anën tjetër, nëpërmjet ndihmës sonë në programet profesionale të trajnimit të mësimdhënësve dhe të projekteve edukative.

Urime ? gjithë nxënësve, prindërve dhe punonjësve të arsimit. Veçanërisht fëmijëve që ulen për herë të parë në bankat e shkollës ❤