Forian Marku para meçit: “Është dita ime
Padyshim një nga mbrëmjet më të bukura në karrierë për të.
Florian Marku sonte regjistron suksesin e radhës, pasi do të ndeshet në të njëjtin ring, pikërisht para duelit për kampion bote në peshën e rëndë, Joshua – Pulev.
Bokseri shqiptar nuk kishte sesi ta fsheh entuziazmin, teksa në një postim në rrjetin social “Twitter” ka thënë se sot është dita e tij.
“Mirëmëngjesi botë. Sot është dita ime”, ka shkruar Marku.
Kujtojmë se meçi mes tij dhe Jamie Stewart pritet të fillojë rreth orës 18:00, saktësisht pesë orë para duelit të vitit