Teknologji

Publikohen imazhet e tre modeleve të Samsung Galaxy S21

Publikimi më i ri sa i përket telefonit të ri të Samsungut Galaxy S21 ka të bëjë me ngjyrat dhe hapësirën memorizuese, në tre modelet e reja.

GSMArena shkruan se më i vogli prej tyre S21 ka kapacitet 128GB dhe 256GB, derisa ka ngjyrë të hirtë, të bardhë, rozë dhe vjollce.

Galaxy S21 Gjithashtu edhe S21+ vjen me hapësirë të njëjtë memorizuese 128/256GB dhe do të jetë në dispozicion në tri ngjyra: argjendtë, të zezë dhe vjollcë.

Galaxy S21 Ultra

Gjithashtu mësohet se S21 Ultra do të ketë edhe një laps “S Pen”, i cili nuk do të vendoset brenda telefonit siç ishin në serinë Note, por do të ruhet në një kuti speciale “Clear View” dhe “Silicone Cover”.

Seria S21 pritet të lansohet mç 14 janar 2021, derisa në shitje pritet të dalë në shkurt ose në maj.