Të fundit

Salihu: Një person i pandërgjegjshëm shkakton dëme materiale në Shtëpinë e shëndetit

Drejtori i Shtëpisë së shëndetit në Preshevë Driton Salihu përmes një shkrimi ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme një person ende i paindetifikuar ka hyrë në mënyre ilegale në ambinetet e institucionit në fjalë dhe ka shkakuar dëme materiale.

Njoftimi i plotë i z.Salihu :

Kurrë nuk e kisha menduar se dikush do të tentoj ti shkaktoj dëme materiale shtëpisë së shëndetit në Preshevë

“Dje, ditë e diel, rreth orë 18:15, shihet qartë sipas video inçizimeve dhe lëvizjeve të tij se si ka vepruar, një person dyshohet se ka tentuar ta dëmtoj rëndë shtëpinë e shëndetit duke lushuar ujin në çeshme në katin e dytë të shtëpisë së shëndetit pas së cilës ka shkaktuar vërshime”- kështu ka deklruat drejtori i Shtëpisë së shëndetit në Preshevë

Ai pas këtij akti të qëllimshëm menjëherë është larguar.
Fal personave mjeksor që punojnë në ndërrimin e dytë kanë evituar katastrofën edhe më të madhe, pasi është dashur shumë pak të shkatrrohet e tërë aparatura e laboratorit e cila kushton me qindra mijëra euro.

Pronën tonë e të gjithë qytetarëve Preshevar ku shërohen dhe ku të gjithë kërkojnë ndihmë mjeksore, e papranushme që dikush të tentoj ta rrënoj dhe demoloj.

Rasti është lajmëruar në polici me foto dhe video.

?