[Video] Kisiq Tepavçeviq, Preshevës e Bujanocit i referohet si pjesë të Kosovës
Në pyetjen e gazetarit të portalit PreshevaPress rreth numrit të infektuarëve dhe të testuarëve në territorin e komunave të Preshevës dhe Bujanocit, Tepavçeviq nuk ka ofruar asnjë përgjigje për numrin e saktë të tyre.
Zv.Drejtoresha e Insitutit të Shëndetit Publik në Serbi, Darija Kisiq Tepavçeviq tha se nuk ka infromacione të sakta të të infektuarëve apo të të testuarëve nga kjo pjesë të siç e quan ajo të Kosovës.
“Sa i përket pyetjes e cila i referohet pjesës së territorit tonë në Kosovë, Preshevës dhe Komunës së Bujanocit,
në këtë moment nuk dij t’ju them numrin e saktë sa janë testuar, por e dij që po punohet poashtu intenzivisht në kërkimin epidemiologjik, dhe testimi po bëhet intenzivisht, tha Tepavçeviq, transmeton Ministria e Lajmeve.
Ajo me këtë rast premtoi se në konferencat e ardhshme do paraqes të gjitha të dhënat në lidhje me përhapjen e Covid 19 në këto komuna.
“Në një nga konferencat e ardhshme me gazetarë do t’ju paraqesim edhe numrin e saktë të të testuarëve dhe rasteve të konfirmuara sipas regjionit edhe në këtë pjesë të vendit tonë” deklaroi Tepavçeviq, transmeton Ministria e Lajmeve.
Në këtë konferencë është bërë e ditur që për herë të parë në 24 orët e kaluara janë testuar më shumë se 3000 mostra, gjë që tregon se kapacitetet tona po forcohen është thënë në konferencën e rregullt për media nga shtabi i krizave të Republikës së Serbisë për menaxhimin e krizës së pandemisë së Covid19.