KryesoreOpinione

Alixhemal Salihu: SHPRESA (ILIZIONI) !!!

Shkruan Prof Alixhemal Salihu ;

SHPRESA (ILUZIONI)!!!!
Pritje madhështore e Edi Ramës, në Preshevë, më 11. 11. 2014!!!!
(POR NDOSHTA GJYSMA E KËTYRE TË RINJVE QË SHIHEN NË FOTO DHE QË E PRITËN ME SHPRESË, MË 11. 11. 2014. Edi Ramën(!), TANIMË JANË AZILANTË NË VENDET E NDRYSHME TË EVROPËS DHE TË BOTËS…)
Për herë të parë prej se ishte shpallur pavarësia e Shqipërisë më 1912 kishte ardhur për vizitë në Luginë të Preshevës një kryeministër shqiptar.
Gëzim i madh, eufori e paparë, kishte ardhur për herë të parë një kryetar i Qeverisë Shqiptare!!!!
Fjalimi i tij në pallatin e kulturës “Abdulla Krashnica” u përcoll me entuziazëm dhe intetesim të madh….Ai dha plot: premtime e premtime(!) Tha se do të ndihmohen shqiptarët etnikë të kësaj treve në pikëpamje ekonomike, arsimore, kulturore etj., etj., edhe nga Serbia edhe nga Shqipëria, pasi gjoja kështu ishin marrë vesh kryeministrat e këtyre dy shteteve gjatë bisedime në Beograd.
ZH G Ë NJ I M I !!!!
Sot (11.11.2019), pas pesë vitesh të vizitës së Ramës në Preshevë, gjendja e shqiptarëve të Luginës jo që ka ndryshuar për të mirë, por ajo për çdo ditë po keqësohet edhe më tepër…
Presheva pothuajse është katandisur në “bashkësi lokale”; me vite të tëra i janë hequr: PROKURORIA, GJYQI KOMUNAL, KADASTRA etj.; pika kufitare Miratoc – Lojan që dikur funksiononte është mbyllur dhe s’ka gjasa të hapet.
Në shkollat me mësim në gjuhën shqipe të Luginës, që nga viti 1983 janë të ndaluara tekstet mësimore të Kosovës.
Për shkak të migrimit të familjeve shqiptare numri i nxënësve në shkolla ka rënë nën nivelin e viteve ’50-ta, të shekullit të kaluar….
Diplomat e lëshuara në Universitetet e Kosovës nuk njihen dhe nuk pranohen nga Qeveria e Serbisë.
Perspektiva e të rinjve shqiptarë për punësim në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë është baraz me zero, andaj ata po detyrohen të marrin rrugën mërgimit e të moskthimit.
Kohës së fundit shqiptarëve të shpërngulur, sidomos në Kosovë, me të madhe po iu pasivizohen adresat, dmth. po u shlyhen emrat e mbiemrat nga regjistrat, veçanërisht në Medvegjë, etj., etj..
PRA, LUGINA E PRESHEVËS PO ZBRAZET ME TË MADHE ÇDO DITË E MË TEPËR NGA SHQIPTATËT AUTOKTONË!!!!!!