ARKIVA

Shqiptarët në Stamboll gjatë shekullit XVII

Evlija Çelebiu (1611-1683) nuk është emër i panjohur te shqiptarët e as te evropianët, prej kur orientalisti i njohur austriak J.V.Hammer gjeti disa vëllime të veprës “Siyahetname” ose “Libri i udhëtimeve” dhe filloi të përkthejë në gjermanisht e të botojë fragmente qysh prej vitit 1814, kurse i botoi komplet në anglisht në dy vëllime, më 1834 e më 1850. Gjatë dy shekujve, përkatësisht 1814-2018, E. Çelebiu u bë i njohur nëpër botë, pasi që u zbuluan të gjitha vëllimet e veprës së tij (10 vëllime) dhe gëzuan më në fund një botim shkencor, meqë vëllimet e botimit të parë kishin fragmente joautentike, shkruan sot Koha Ditore.

Ndërkohë, kjo vepër u botua në shumë gjuhë të popujve që ishin në kuadër të Perandorisë Osmane, atje ku E. Çelebiu qëndroi dhe i përshkroi ato vende në veprën e tij. Pra, kjo vepër e madhe u botua ose në fragmente të zgjedhura ose për vendet e caktuara (Bullgari, Greqi, Egjipt, Kurdistan e të tjera).

Këtu vlen të përmendet antologjia e zgjedhur prej 10 vëllimeve që u botua në anglisht më 2011 nga dy studiues të njohur, Robert Dankoff e Sooyong Kim, ku Shqipëria është prezantuar me një kaptinë që ka të bëjë me Shkodrën, përkatësisht për gjuhën e kulturën e shqiptarëve.

Të dhënat e Evlija Çelebiut për Shqipërinë e tërhoqën vëmendjen e shumë shkencëtarëve shqiptarë (H. Kaleshi, M. Krasniqi, R. Ismaili etj.) e joshqiptarë (G.Elezovic, R. Dankoff, R. Elsie e të tjerë ) sepse, siç thotë Dankoff, libri i E. Çelebiut paraqet “një minierë informatash” për Shqipërinë në shekullit XVII që nuk i gjejmë në ndonjë burim tjetër./ Muhamed Mufaku