ARKIVA

Xhamia e Ibrahim Pashës në Preshevë, objekti i parë islam nga perandoria osmane

Objekti i parë i fesë islame i ngritur në Preshevë është Xhamia e vjetër, përkatësisht Atik xhamia ose Xhamia e Ibrahim Pashës.

Është ndërtuar më 1678 ndërsa është rinovuar më vitin 1804 nga Ibrahim Pashë Bushati nga këtu edhe njëri prej emrave të saj.

Ai ishte nga një familje fisnikësh shkodran – Bushatlinjëve, e cila në kohën e Perandorisë Osmane ushtronte pushtet në pjesën më të madhe të Shqipërisë.

Xhamia gjendet në qendër të qytetit, në hyrje të xhamisë së vjetër, gjegjësisht në murin mbi dyertë e hyrjes gjendet një enë e vjetër me mbishkrimin nga koha e ndërtimit të saj, me shkrimin arab por në gjuhën turko osmane, në të cilën shkruan se xhaminë e ka ndërtuar Ibrahim pasha nga Shkodra.

Në kuadër të xhamisë gjendet qeshma me një pllakë përkujtimore nga viti 1878. Në oborrin e xhamisë së vjetër gjendet edhe fontana ndërsa nuk dihet viti i ndërtimit të saj mirëpo rikonstruimi është bërë në vitin 2010.

Ky prezantim është pjesë e udhëzuesit të një pune hulumtuese nga të rinjtë e komunave Bujanoc dhe Preshevë, të cilët në kuadër të projektit “(Ri)zbulimi i trashëgimisë lokale kulturore dhe fetare, edukim qytetar dhe interkultural i të rinjve” kanë grumbulluar të dhëna mbi monumentet e trashëgimisë kulturore të serbëve dhe shqiptarëve në këtë këto komuna.