Maqedoni

862 raste të reja me koronavirus dhe 14 viktima në Maqedoninë e Veriut

14 viktima dhe 862 raste të reja me Covid-19 janë shënuar gjatë 24 orëve të fundit. Gjithsej janë testuar 2699 persona. Viktimat janë të moshës nga 35 deri në 88 vjeçare. Sa iu përket rasteve të reja, shumica respektivisht 390 janë në Shkup, Prilep 55, Veles 53, Tetovë 48, Mansatir 31. Në 24 orët e fundit gjithashtu janë shëruar 223 pacientë. Numri i rasteve aktive në mbarë vendin ka mbërritur në 8587.