7 të vdekur dhe 287 raste të reja me COVID-19 në Serbi
Në Serbi gjatë 24 orëve të fundit si pasojë e koronavirusit të ri (COVID-19) kanë vdekur shtatë persona, ndërsa janë regjistruar edhe 287 raste të reja.
Nga dje janë testuar 9.590 persona, ku 287 janë pozitiv ndaj COVID-19. Gjithsej janë regjistruar 26.738 raste të infektimit.
Gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur shtatë persona, me ç’rast numri i të vdekurve është rritur në 605.
Në respiratorë janë 143 pacientë, ndërsa deri tani janë testuar 703.246 qytetarë./AAQ/