Bota

267 ushtarë ukrainas i dorëzohen çeçenëve në Mariupol

Përmes një postimi në telegram, çeçenët kanë njoftuar për dorëzimin e 267 ushtarëve ukrainas tek ushtarët çeçenë. Në video shihet udhëheqësi i ushtarëve çeçenë të cilët po luftojnë në Ukrainë, i cili mban një fjalim përballë ushtarëve të dorëzuar ukrainas, gjithnjë sipas këtij postimi të tyre në telegram, përcjell Ministria Lajmeve.

Postimi i plotë i ushtarëve çeçenë:

267 marinsa nga batalioni 503 (i caktuar në regjimentin e 36-të të këmbësorisë detare) iu dorëzuan forcave të armatosura ruse sot në Mariupol.
Kjo është një zgjedhje shumë korrekte dhe e informuar!
I jam drejtuar gjithmonë ushtrisë ukrainase me një propozim për t’u dorëzuar dhe, së bashku me ushtrinë ruse, për të rivendosur rendin në vend për hir të jetës paqësore të popullit ukrainas të shumëvuajtur. 267 persona e dëgjuan këtë thirrje. Familjet e tyre nuk kanë më nevojë të shqetësohen për ta. Ata janë plotësisht të sigurt.
U bëj thirrje atyre që janë ende në mendime. Ne nuk luftojmë civilët. Ne po luftojmë banditët, nazistët, azovët dhe shejtanët, të cilët nuk do të sjellin asgjë të mirë as për rusët, as për ukrainasit.
Ejani në anën e djathtë!

VIDEO