Lajme

61 të shëruar dhe vetëm një rast me koronavirus në Kosovë

Një rast me koronavirus është raportuar sonte në Kosovë. I njëjti, është me vendbanim në Prishtinë.Ndërkohë, 61 raste janë shëruar.

Sot më 08 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 243 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

“Me SARS-CoV-2, është diagnostikuar një (1) rast. Rasti pozitiv është rast kontakti nga: komuna e Prishtinës 1 rast (sipas vendbanimit: 1 rast Prishtinë”, njofton IKSHPK.