Shqipëri

6 të vdekur nga COVID-19 në Shqipëri, 127 raste të reja

Gjashtë viktima nga COVID-19 janë shënuar në Shqipëri brenda 24 orëve të fundit, teksa janë konfirmuar edhe 127 raste të reja pozitive e 32 të shëruar.

Deri tash në Shqipëri, si pasojë e koronavirusit, kanë vdekur 188 persona.

Që nga fillimi i pandemisë, në Shqipëri janë regjistruar 6016 raste pozitive. Tash janë 2673 raste aktive.