538 infektuar në Serbi, po i afrohemi periudhës kur do të kemi deri në 30 të vdekur në ditë, ka thënë presidenti Vuçiç
Siç kanë bërë të ditur mjekët, në Sërbi kemi 528 pacientë të infektuar me COVID-19, tetë prej të cilëve kanë vdekur, ndërsa numri i përgjithshëm i të shtrirëve në spital është 302 persona.
Mosha mesatare e të vdekurve është 66 vejç, ndërsa pak më e ulët është mesatarja e të shtrirëve në spitale.
“Sot është ndoshta dita më e vështirë për Evropën, për shkak të vdekjeve të shtuara në një ditë, në Itali (969), Spanjë, Francë dhe Gjermani.
Sipas numrave që shihni, as ne nuk do të jemi në një situatë të lakmueshme për dy ose tre javët e ardhshme që do të vijnë, duhet pritur që numrat tanë do të jenë më të lartë, ka filluar testimi në masë, ndërsa spitalet janë përplotë” ka thënë Presidenti Aleksandar Vuçiç në fillim të fjalimit të sontëm.
“Ne ende nuk do të marrim masa më të ashpra dhe të mbyllim qytetet. Ne po i afrohemi periudhës kur do të kemi deri në 30 të vdekur në ditë dhe kjo do të rritet. Jemi me fat që kemi vetëm një të vdekur në 24 orët e fundit.
Ne kemi më shumë banorë se të tjerët në Ballkan. Quprija na u shfaq si një pikë e re infektuese kur njerëzit mbërritën nga jashtë.
Nëse do të mbyllnim qytete, do ta mbyllnim së pari Quprinë. Tani ka shumë më shumë disiplinë në Valevë dhe atje kemi bërë shumë marrëzi, zemra më dhemb, nga festimet deri te gjërat e tjera” tha Vuçiç.
Ideja për mbylljen e qyteteve nuk ka marrë fund, mvarësisht nga zhvillimi i situatës, por ky nuk është opsioni tani për tani.
“Në tre ditët e ardhshme nuk do të ketë ndryshim të vendimit, pas kësaj do ta shohim” shpjegoi Vuçiç./