Shqipëri

50 refugjatët e parë sirianë kanë ardhur, janë strehuar në Gjirokastër

Europa është duke u përballur me një valë të madhe refugjatësh nga Siria. Edhe vendi ynë do të strehojë një pjesë prej tyre.

E ditur bëhet se 50 refugjatët e parë sirianë kanë ardhur në Shqipëri. Ata janë strehuar në qytetin e Gjirokastrës sipas ‘tpz’.

Mësohet edhe se autoritet shqiptare kanë nisur nga puna për të bërë gati krijimin e gjashtë qendrave, ku do të qëndrojnë refugjatët nga Siria.

Refugjatët që kanë mbërritur në vendin tonë janë të gjitha grupmoshave, por raportohet se më shumë ka familje me fëmijë.

Gjithashtu është raportuar se ata kanë hyrë në territorin tonë midis pikës kufitare të Kapshticës. Si është thënë në Shqipëri do të strehohen disa mijëra refugjatë sirianë.