5 student nga Lugina fillojnë praktikën profesionale në MPJD
5 student nga Lugina e Preshevës nga nesër do të fillojnë praktikën profesionale ne Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në R. Kosovës, një gjë të tillë e ka konfirmuar vet Ministrja Meliza Haradinaj Stublla, pas takimit me studentet nga Lugina.
Haradinaj Stublla ka thënë se: “Ndjenjë e veçantë të realizojmë sot premtimin që kam dhënë gjatë vizitës së parë në Luginën e Preshevës për fillimin e praktikës profesionale të 5 studentëve të dalluar të Shkencave Politike dhe Juridike të Universitetit të Prishtinës që vijnë nga Lugina e Preshevës.
Duke mos harruar asnjëherë që Prishtina ka qenë gjithmonë adresa e shkollimit për Luginën, sot prita Shpëtimin, Arlindën, Qëndresën, Dafinën dhe Fatlindin të cilët që nga nesër do të fillojnë praktikën në MPJD.
Ky është vetëm fillimi i zotimit dhe angazhimit tonë për rritjen e mbështetjes ndaj bashkëkombasve tanë në Serbi. E drejta për identitet kombëtar, arsim, zhvillim e punësim janë të drejta të patjetërsueshme të cilat Serbia nuk do të mund t’ua mohojë më!’ është shprehur Ministrja e MPJD-së.