43 të vdekur nga uragani Dorian
Të paktën 43 persona kanë humbur jetën si pasojë e uraganit Dorian që goditi ishujt Bahamas.
Një përfaqësues i qeverisë së Bahamas ka thënë për NBC News se numri zyrtar i viktimave është 43 dhe se pritet të rritet, shkruan Reuters, transmeton Klan Kosova.
Ekipet e shpëtimit kanë dalë në vendin e ngjarjes, mirëpo kushtet e vështira atmosferike po e vështirësojnë punën e tyre.