Partitë shqiptare afër koalicionit në Bujanoc?
Koalicioni i partive shqiptare është gjithnjë e më afër, mirëpo njohësit e rrethanave të këtushme po thonë se po përcillet me plot kompromise, andaj edhe me pak gjasa që mandati i tij të zgjasë 4 vjet. Nga ana tjetër, SNS-i nuk duhet të shlyhet para kohe për arsye që nuk kanë nevojë të shpjegohen posaçërisht.
Fituesit e zgjedhjeve me nga 10 mandate secila, Partia Demokratike e Nagip Arifit dhe koalicioni rreth SNS-ës, janë gjithnjë e më largë marrëveshjes sepse Arifi me sa duket nuk dëshiron të heqë dorë nga pozita e kryetarit të Kuvendit në favor të partnerëve të pamerituar nga pala serbe.
Përveç kësaj, progresistët po kërkojnë ndarjen e degëve të tjera qeverisëse në pjesë të barabarta, sipas rezultateve të zgjedhjeve të 21 qershorit, ndërsa pala e kundërt ofron atë që serbët kishin si partnerë të qeverisjes lokale në largim me 7 këshilltarë, shumë më pak se sa pretendojnë Nenad Mitrovic dhe partnerët e tij.
Për shkak të kësaj, por edhe për shkak të, siç thuhet, ndikimit nga Tirana dhe Prishtina, Arifi iu kthye bisedimeve me partitë e tjera shqiptare, me të cilat ai ka 26 këshilltarë në kuvendin me 41 vende.
Mirëpo as këto bisedime nuk po shkojnë si duhet.
Disa burime kanë konfirmuar për Bujanovaçke se pengesa kryesore është posti i drejtorit të Komunalisë, e cila aktualisht udhëhiqet nga kuaddri i Unionit demokratik shqiptar (UDSH). Komunalia është një kompani publike më e rëndësishme për funksionimin e qytetit, por e rrënuar në masë të madhe në 4 vitet e fundit.
Prolem nuk është vetëm Komunalia.
Sipas bashkëbiseduesve tanë nga partia kryesore në koalicionin e qeverisjes në ikje, e cila pas këtyre zgjedhjeve ra në 8 këshilltarë -Partia për veprim demokratik (PVD)- thuhet se tani kjo parti është e ndarë në ata që do të bëheshin pjesë e bashkëqeverisjes dhe ata që mendojnë se lufta nga opozita kuvendore do të ishte më e dobishme:
– Është e padiskutueshme që Arifi do të jetë kryetar i komunës dhe partia e tij do të marrë të gjitha funksionet dhe pozicionet e rëndësishme. Çfarë rëndësie ka për ne ta marrim poste në Bibliotekë, ndërkohë që përjashtohemi nga pozita e drejtori e ndërmarrje që merren me investime, buxhet dhe çështje të tjera me rëndësi? – pyet bashkëbiseduesin nga kjo palë i cili është në favor të opsionit të dytë.
Me këtë rast nuk duhet harruar antagonizmat a vazhdueshme midis dy partive më të forta shqiptare, të cilat filluan menjëherë pasi Arifi doli nga PVD kur ai formoi PD-ën me të cilën fitoi pushtetin në 2012.
Edhe nëse formohet, ky koalicion është i panatyrshëm dhe nuk mund të qëndroj gjatë tërë mandatit. Ka një intolerancë të hapur midis tyre, dhe madje edhe nëse ata formojnë bashkëqeverisje, kjo do të jetë rezultat i një kompromisi. Konfliktet e ndërsjella do të vazhdojnë dhe kjo do të çojë lehtësisht në prishjen e aleancës së bërë në këtë mënyrë, shpjegon për Bujanovaçke, një njohës i shkëlqyer i rrethanave të këtushme.
Alternativa e Arbër Pajazitit me 3 këshilltarë kishte deklaruar që në fillim se mbështetë koalicionin shqiptar, pa këkuar të jetë pjesë e ndarjes së pushtetit, gjë e cila nuk mund të thuhet edhe për dy grupet e tjera shqiptare – Lëvizjen për Progres Demokratik (LPD) me 4 mandate dhe UDSh-ën me një këshilltar.
Në këtë situatë, fituesi më i madh i zgjedhjeve mund të ishte SPS me Stojança Arsiqin, i cili mund të bëhej pjesë e pushtetit me vetëm 3 këshilltarë, për shkak të faktit të thjeshtë se serbët ishin pjesë e qeverisjes që nga viti 2002.
Kjo është arsyeja pse një nga partnerët më të spikatur të SNS-it pyes se çfarë lloj qeverie do të ishte në të cilën nuk është partia më e fortë në vend dhe e dyta për nga rezultati zgjedhor në:
– Vetëm njerëzit pa papjekuri politike nuk e duan si partner SNS-in, i cili hap derën e investimeve dhe i hap rrugën pushtetit lokale në qendrat e vendosjes në Beograd? – thotë ky bashkëbisedues.
Ndërkohë që lobimi në Beograd dhe investimet për momentin janë më të rëndësishmet për Bujanocin.
Ky bashkëbisedues kujton se hapja e Jugokopit dhe një investim tjetër në formën e një fabrike, me gjithsejtë 1.000 vende pune, do të lehtësonte në planin afatgjatë pamjen e zymtë ekonomike të Bujanocit, e me këtë edhe keqkuptimet kronike ndëretnike.
Më në fund, për formimin e qeverisjes lokale do të jetë i rëndësishëm dhe ai në Beograd, ku koalicioni i partive shqiptare do të ketë 3 deputetë në Kuvendin republikan.
Shqiptarët shpresojnë të paktën një pozicion në funksionin e sekretarit të shtetit, ndërsa dihet se kush mund ta ofrojë një pozitët ë tillë në Serbi.
Për koalicionin e Vuçiqit Ishte e rëndësishme të fitojë pushtetin në çdo vetëqeverisje lokale në vend. Sa realiste është që të heqë dorë nga diçka e tillë në Bujanoc, pas rezultatit më të mirë të zgjedhjeve në historinë e partisë në këtë komunë?!
Progresistët e këtushëm besojnë se vendi i tyre i nënkampionit nuk do të jetë një fitore e Pirros, por gjithashtu besojnë se Vuçiq do të gjejë kohë të merret me ta, gjatë pauzës mes Brukselit, Parisit, luftës kundër kurorës dhe demonstratave në Beogradit.