Shëndetësi

Kur bëhet fjalë për shëndetin dhe të ushqyerit e shëndetshëm, mund të jetë e vështirë të dallojmë çka është e mirë për ne dhe çka nuk është e mirë. Gjëja e parë që shumica bëjnë është të kontrollojnë duke shikuar paketimin që të mund të kuptojnë më shumë rreth një produkti ushqimor të caktuar dhe të gjejnë informata rreth përbërësve të produktit

Por shpeshëherë nuk është e lehtë të dijmë të zgjedhim më të mirën nga shumë produkte tjera të dëmshme për ne.

Që të kemi një jetë sa më të shëndetshme dhe të kemi energji gjatë tërë ditës, ne duhet të konsumojmë më shumë ushqime që përmbajnë vlera ushqyese. Produkte të tilla janë pemtë, perimet, drithërat, produktet të cilat nuk përmbajnë yndyrna të hidrogjenizuara, sheqer të shtuar, ngjyrues artificial, nuk përmbajnë aditivë, nuk janë të modifikuara gjenetikisht dhe janë të pa trajtuara pas korrjes. Për t’u siguruar se produktet kanë këto vlera, ato duhet t’u nënshtrohen kontrolleve rigoroze nga prodhimi e deri te ruajtja e tyre në supermarkete, për të ofruar cilësi sa më të mirë.