Maqedoni

33 viktima dhe 489 raste të reja me Covid-19, në Maqedoninë Veriore

Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë Veriore nga Covid-19 kanë humbur jetën 33 persona, ndërsa janë regjistruar 489 raste të reja me koronavirus.

Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 905 pacientë, transmeton Alsat.

Që nga fillimi i pandemisë, në Maqedoninë Veriore janë regjistruar gjithsej 149.710 raste, prej të cilëve 127.139 janë shëruar, kurse 4.628 kanë ndërruar jetë. Vendi aktualisht 17.943 raste aktive me virusin korona.