32 të vdekur nga Covid-19 në Maqedoninë e Veriut në 24 orët e fundit
Numri i lartë i viktimave nga Covid-19 vazhdon ta karakterizojë situatën pandemike në Maqedoni të Veriut.
Autoritetet shëndetësore të këtij vendi njoftojnë se gjatë 24 orëve të fundit betejën me Covid-19 e kanë humbur 32 persona, transmeton Albinfo.ch.
“Janë regjistruar 617 raste të reja nga 4621 testime të realizuara, 13,4 për qind e testeve kanë rezultuar pozitivë. Janë shëruar 450 pacientë, ndërsa raste aktive në vend janë 13.027”, bëhet e ditur në raport.