Maqedoni

3 të vdekur dhe 160 raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë Veriore

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë Veriore informoi se në 24 orët e fundit janë kryer 2172 testime, nga të cilat 160 persona kanë rezultuar pozitivë.

Në raport thuhet se janë regjistruar edhe 3 viktima, dy prej tyre nga Shkupi dhe një nga Gostivari.

Numri i të shëruarve gjatë 24 orëve të fundit është 368.