Maqedoni

29 viktima në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut

Në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut janë kryer 3 897 testime të dyshuara për COVID-19 dhe prej tyre 1 264 kanë rezultuar pozitivë. Po ashtu në 24 orët e fundit janë shënuar edhe 29 viktima duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 3 574 viktima. Gjatë ditës së sotme janë shëruar edhe 722 persona.