Avdullah Hoti ka kërkuar Kurtit që taksa të hiqet sot plotësisht
Zëvendëskryeministri Avdullah Hoti ka kërkuar që taksa të hiqet sot plotësisht dhe të mos ketë vend për taktizim politik me partneritetin e shtetit të Kosovës, ShBA-të.
Ky reagim i Hotit, vjen pas një shkrimi në rrjetin social Facebook, nga kryeministri Albin Kurti, i cili tha se u kërkon falje qytetarëve që nuk ka filluar sot zbatimin e heqjes së tarifës që kishte premtuar ditë më parë.
Hoti ka shkruar se lojërat politike se a jemi me BE apo me ShBA nuk i shërbejnë forcimit të shtetësisë së Kosovës e të lidhjeve me partnerët tanë.
Taksa duhet të hiqet SOT, MENJËHERË, PLOTËSISHT. Nuk ka vend për taktizim politik me partneritetin tonë me ShBA”.
“Vëmendja e jonë duhet të jetë në menaxhimin e situatës së krijuar nga Covid-19, e jo në lojëra politike që qojnë në distanicm të SHBA-së nga Kosova, siç ka nisur me bllokimin e fondeve të MCC-së për Kosovë, të nënshkruara nga Qeveria Mustafa”, shkruan Hoti.