Lajme

28 të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar edhe 28 viktima si pasojë e COVID-19.

Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 920  raste të reja të infektuara me këtë virus.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Njoftimi i MSH’së:

07 Shtator 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 15.869 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 938.504 doza të vaksinës.

Deri më sot 318.099 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 10.321 testime, 920 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 28 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 1.698 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 123.852.