Të fundit

20 punonjës të Shtëpisë së shëndetit në Bujanoc të infektuar me Covid-19

Tri raste të reja me kovid-19 janë konfirmuar në Bujanoc që nga e marta ndërkohë që është shtuar numri i punëonjësve të prekur nga ky virus në Shtëpinë e shëndetit.

Sipas drejtoreshës Daliborka Pavlloviq, punonjësit e sapoinfketuar në entin shëndetësor të Bujanocit nuk janë nga Bujanovci por nga Vranja, mirëpo ata janë testuar në ambulancën e këtushme për covid.

Siç kemi mësuar jo zyrtarisht, bëhet fjalë për shoferin e Shërbimit të emergjencës dhe infermierin në departamentin e fëmijëve shkollorë.

Ka arritur në 20, numri i rasteve të konfirmuara me Covid – 19 në mesin e punonjësve të Shtëpisë së shëndetit në Bujanoc, që nga fillimi i pandemisë.

Sipas të dhënave zyrtare nga ambulanca covid, të kumtuara të enjten nga drejtoresha e këtij enti, gjatë muajit tetor prania e virusit covid u konfirmua në 14 banorë të komunës së Bujanocit, ndërkaq numri i përgjithshëm i të prekurve, që nga fillimi i pandemisë, ka arritur në 213 raste.