18 viktima dhe 357 rate të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut
Ministria e Shëndetësisë maqedonase njofton se në 24 orët janë kryer 1 387 testime për COVID-19 dhe prej tyre 357 kanë rezultuar pozitivë. Po ashtu në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 18 pacientë, viktima më e re është vetëm 34 vjeç. Instituti i Shëndetit Publik njofton se në 24 orët e fundit janë shëruar edhe 689 persona.Deri më tani në vendin tonë janë kryer 380 616 testime për koronavirus, dhe pozitivë kanë rezultuar 78 305 persona. Personat e shëruar janë 54 034, ndërsa e të vdekurve 2 292. Numri i rasteve aktive është 21 979.