Lajme

15-vjeçarja nga Prizreni që u raportua si e zhdukur dyshohet se është me ish-burrin e motrës

G.M, 5-vjeçarja nga Prizreni që nga dita e premte është larguar nga shtëpia.

Ajo u nis për në shkollë por nga mësuesi i saj u lajmërua se ajo kishte më shumë se një javë që nuk vijonte mesimin.

Rasti në Polici është raportuar më 22 janar, derisa fotografia e saj është shpërndarë dje nëpër rrjete sociale, ku po kërkohet ndihmë për gjetjen e saj

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Policisë, 15-vjeçarja dyshohet se gjendet në Gjakovë dhe se me të është ish-burri i motrës së saj.

Dyshimet janë se 15-vjeçarja është nën shoqërimin e tij si dhe sipas burimeve të Sinjalit, ata janë në një lidhje dashurie.

Të njëjta burime bëjnë të ditur se djali që dyshohet se është me 15-vjeçaren, dyshohet se është gjithashtu i zhdukur.

Po ashtu, këto burime tregojnë se hetimet preliminare kanë rezultuar për një largim me dëshirë dhe jo rrëmbim.

Gazeta Sinjali mbrëmë ka kontaktuar edhe me babanë e G.M., për ta pyetur nëse ka ndonjë dyshim lidhur me zhdukjen e saj.

Ai ka thënë  se rastin e kanë raportuar në Polici pasi që vajza e tij kishte dalë nga shtëpia për të shkuar në shkollë dhe nuk është kthyer më.

“Është vajzë e sjellshme. Nuk ka bërë kurrë asnjë punë të keqe. E kemi raportu vetëm si rast në Polici. Me pas dyshime shkoj e marrë çikën e kthej në shtëpi. E din zemra e babës qysh është në këto momente. Ka qenë duke shku në shkollë, në ora 07:00”, tha ai për Sinjalin.

Të gjithë ata që kanë informacione ose e kanë parë G.M., mund të thërrasin në këta numra: 044316673 dhe 044191743.