16 vite nga vrasja e Dashnim Hajrrullahut në kufirin Llojan-Miratoc
Janë mbushur 16 vjet nga vrasja e 15 vjeçarit Dashnim Hajrullahu nga Rahovica e Preshevës, i cili u vra nga xhandarmeria serbe.
I riu shqiptar u vra më 7 janar te vitit 2005 në afërsi të kufirit në mes të Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë (Miratoc – Llojan).
Edhe pas 16 viteve asnjë përgjigje dhe asnjë përgjegjësi nga ana e institucioneve serbe.
Familjarët dhe qytetarët vazhdojnë të kërkojnë drejtësi për vrasjen e Dashnimit. Mirëpo heshtja e krimit që kishte kryer xhandarmëria serbe me vrasjen e Dashnim Hajrullahut më 07 janar të vitit 2005 në fshatin Miratoc të Komunës së Preshevës, edhe sot e kësaj dite vazhdon të mbetet e tillë.
I përhershëm kujtimi për Dashnimin.