14 vjeçarja nga Kosova, kampione e matematikës në Cyrih
Dorea Robelli, 14 vjeçarja nga Kosova, është bërë kampione e kantonit të Cyrihut në garat e matematikës.
Lajmin për këtë, përmes një postimi në Facebook e ka bërë të ditur Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku.
“Më lejoni tua prezantojë Dorea Robellin, kampionen e kantonit të Cyrihut në matematikë! Po, në matematikë. Dorea është 14 vjeçare. Mbajeni mend këtë emër!”, ka shkruar Çitaku
Ajo ka shtuar që sukseset e bashkëqytetarëve tanë nuk janë vetëm në sport e art por edhe në shkencë.
“Tashmë jemi mësuar që diaspora jonë të na e flladitë shpirtin me sukese të shumta në art e sport. Po ja që gama e sukeseve po rritet e po shtrihet edhe në fusha që dikur konsideroheshin të pa mundura për ne”, përfundoi ajo.