Maqedoni

Maqedoni e Veriut : 30 viktima nga Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit

Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 572 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), me çka numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me këtë virus në vend ka arritur në184.277, transmeton KosovaPost.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i vdekjeve po ashtu ka shkuar në 6.307, me 30 viktima të regjistruara brenda ditës së fundit.

Institucionet shëndetësore po ashtu regjistruan 694 pacientë të tjerë që fituan betejën kundër virusit, duke e çuar numrin e tyre të përgjithshëm në 165.077.

Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut është 12.893.