12-vjeçari mbart në kurriz shokun me aftësi të kufizuara çdo ditë për gjashtë vjet
Ai bëri çdo gjë që ishte e mundur për të mbështetur shokun e tij të ngushtë në ditët më të vështira të jetës.
Një djalë me aftësi të kufizuara në Kinë, u dërgua brenda klasës për gjashtë vite falë shokut të tij, që e mbante në kurriz.
Xu Bingyang, 12-vjeçari mbarti në kurriz Zhang Ze në shkollë në shi apo në diell.
Bingyang ndihmon Zenë të lëvizë në klasa të ndryshme për të ndjekur orët e mësimit ose e dërgon në mensë për të ngrënë drekën, transmeton oranews.
Miqësia e bukur mes dy fëmijëve nga qyteti i Meishan u bë virale në mediat kineze këtë muaj.
Xu, i cili është më i fortë fizikisht se Zhangu, tha për gazetarët se e ndihmonte shokun e tij me shumë kënaqësi.
Ai shtoi se nuk ishte e vështirë për të mbajtur Zhangung.
“Unë peshoj më shumë se 40 kilogramë dhe Zhang Ze peshon vetëm 35 kg, prandaj nuk e kam problem”, tha ai.
Ndërsa Zhang tha: “Xu Bingyang është shoku im më i mirë. Çdo ditë, ai studion, bisedon dhe luan me mua. E falënderoj që kujdeset për mua”.