Maqedoni

12 të vdekur dhe 46 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

12 persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19 në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut.

Ndërkaq, nga 378 testime të kryera, 46 raste të reja me koronavirus janë regjistruar.

Më tej u shënuan edhe 526 të shëruar, raporton Ministria e Shëndetësisë, derisa janë 18,798 raste aktive.