Lajme

12 raste të reja me koronavirus në Kosovë, në total 106

Në Kosovë janë shënuar edhe 12 raste të reja me koronavirus.

Kjo u bë e ditur në njoftimin e IKSHPK-së, ku u tha se nga testimi i 69 mostrave të marra nga rastet në terren dhe nga rastet e hospitalizuara në Klinikën Infektive, 12 prej tyre kanë rezultuar pozitive

Rastet pozitive janë raste kontakti, 5 prej të cilëve janë me vendbanim në Malishevë, 3 me vendbanim në Fushë Kosovë, 2 me vendbanim në Prishtinë, 1 me vendbanim në Mitrovicë dhe 1 në Kamenicë.