“111 arsye për të dashur Shqipërinë” – Gjermani që e do tokën e shqiponjave
Turistin gjerman Joerg Doisher e kemi takuar verën e 2019 në Tiranë teksa përpiqej të orientohej në kryeqytet, por me të këqijat dhe të mirat e saj ai e ka pranuar Shqipërinë.
Për më shumë se një dekadë Jorg ka zbuluar jugun dhe veriun e vendit tonë, për të rrëfyer më pas në një libër 111 arsyet për ta dashur Shqipërinë.
Jorg ka vizituar për herë të parë Shqipërinë në vitin 2006 , e tregon se pasi është larguar drejt Berlinit ka pasur dëshirën të shkruajë për përjetimet e tij këtu. Më pas ikje ardhjet këtu ishin të shpeshta, nuk numërohen. Ndërsa prej një viti shtëpia e tij është kthyer Lukova.
Për shkrimtarin gjerman libri është një deklaratë dashurie për një nga vendet më të bukura në botë, i cili gjendet ngahera në ndërtim e sipër.