Lajme

100-vjetori i vdekjes së Ismail Qemalit/ Homazhe në Tiranë

Ismail Qemali ishte firmëtari i parë i Deklaratës së Pavarësisë dhe kryetari i këshillit të ministrave të Qererisë së Përkohshme të Shqipërisë.

Dita e sotme shënon 100 vjetorin e ndarjes nga jeta të atit të Pavarësisë, Ismail Qemalit. Ismail Qemal bej Vlora Qemali ka qënë veprimtar i çështjes kombëtare dhe themelues i shtetit shqiptar. Ismail Qemali ishte firmëtari i parë i Deklaratës së Pavarësisë dhe kryetari i këshillit të ministrave të Qererisë së Përkohshme të Shqipërisë. Homazhe për të janë zhvilluar në shtatoren e tij Tiranë nga Bashkia dhe presidenti Ilir Meta.
100-vjetori i Ismail Qemalit, presidenti Meta: Përulemi para veprës së tij

Presidenti Ilir Meta ka vendosur lule tek shtatorja e Ismail Qemalit në Tiranë. Për mediat e pranishme, ai u shpreh se: Ismail Qemali së bashku me shumë patriotë të tjerë realizuan pavarësinë e Shqipërisë. Është momenti që të përulemi para veprës së tij.